Site icon PORTALB

Tevez në Kinë për pagë vjetore prej 42 milionë dollarë

Carlos Tevez

Carlos Tevez

Futbollisti argjentinas Carlos Tevez (32), i cili ishte pjesë e ekipit argjentinas Boca Juniors, ka kaluar në radhët e ekipit kinez Shangai Shenhua, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Shangai Shenhua thuhet se është arritur marrëveshje me klubin Boca Juniors për kalimin e Tevezit në klubin kinez. Mediat argjentinase theksojnë se Boca Juniors për Tevezin ka paguar dëmshpërblim prej 10 milionë dollarë.

Po ashtu theksojnë se argjentinasi në klubin kinez për një vit do të fitojë 42 milionë dollarë. Në këtë mënyrë do të bëhet futbollisti më i paguar në botë.

Carlos Tevez, përveç Boca Juniors ka luajtur edhe për klubet Corinthians, West Ham United, Manchester United, Manchester City dhe Juventus. Për kombëtaren e Argjentinës ka luajtur 76 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.

Exit mobile version