Site icon PORTALB

Plani i investimeve, Rama: 1 miliard euro në 3 vjet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, kthesa që qeveria e tij ka shënuar në ekonomi në këto 3 vjet qeverisje është e padiskutueshme, njofton Top Channel.

Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bleta e Artë”, Rama ka nënvizuar se, sot kemi një model ekonomie që mbështetet tek eksportet dhe burimet prodhuese.

Por, ajo ku e ka vënë theksin kreu i qeverisë ka qenë plani i investimeve për 3 vitet e ardhshme, që do të arrijë sipas tij në rreth 1 miliard euro.

“Ne kemi një plan investimesh prej 1 miliard euro në 3 vitet e ardhshme. Këto investime mund të nxisin rritjen ekonomike në mbi 6 për qind. Ky program agresiv investimesh do të shpallet në ditët e para të janarit”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera, kryeministri ka përsëritur se, rritja prej 100 milionë dollarë e rrogave dhe pensioneve nuk ndikon në rritjen e borxhit publik.

Më tej, ai ka vlerësuar ndërhyrjen e ekzekutivit në sektorin e turizmit, i cili ka hyrë tashmë në rrugën e duhur.

“Ky vit na ka dhënë një mesazh kuptimplotë për potencialin turistik të Shqipërisë. Turizmin kemi filluar ta fusim në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm”, ka shtuar Rama.

Exit mobile version