Site icon PORTALB

Thaçi: Lavdrim Muhaxheri nuk është në Kosovë

Hashim Thaci

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili është në një vizitë zyrtare në Turqi, tha se nuk është e vërtet se terroristi Lavdim Muhaxheri apo edhe të tjerë që luftojnë në Siri, kanë gjetur strehë në Kosovë.

Ai tha se Kosova nuk ka mundur si shumë shtete të jetë imune ndaj këtij fenomeni, por që vendi është kampion në luftën kundër terrorizmit.

“Nuk mund të ketë strehë për asnjë person që ka luftuar në Siri apo dikund tjetër, pra toleranca do të jetë zero”, tha ai për RTK-në.

Thaçi tha se Turqia është nga vendet e para që ka njohur vendin dhe ka lobuar për njohje për shtetin tonë dhe se synimi i tij është ta forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.

Exit mobile version