Site icon PORTALB

Shtyhet votimi për ndërtimin e shtëpive të reja në lagjet hebraike në Jerusalemin lindor

Komiteti për planifikim dhe strehim në Jerusalem e ka shtyrë votimin e caktuar për dhënie të lejeve për ndërtim të 492 shtëpive të reja në lagjet ardhacake hebraike Ramat Shlomo dhe Ramot, lajmërojnë mediat izraelite.

Komiteti, paraprakisht, kumtoi se do të zbatohet votimi i planifikuar, pa dallim të rezolutës së KB-së, por një anëtar i Komitetit i ka njoftuar mediat se kjo megjithatë nuk do të ndodh, pasi me kërkesë për shtyrje është paraqitur kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

Vendimi i tillë vjen para fjalimit të paralajmëruar për ditën e sotme të sekretarit amerikan të shtetit Xhon Keri rreth planit të ri për përfundimin e konfliktit izraelito-palestineze dhe për kritikat izraelite të sjelljes së SHBA-së në lidhje me rezolutën e fundit të Këshillit të Sigurimit të KB-së për lagjet hebrenje.

Të premten SHBA-ja vendosi të vendosen veto në rezolutën me të cilën dënohet ndërtimi i lagjeve hebraike në territorin e Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit lindor, që është nën kontroll të izraelit nga lufta e qershorit në vitin 1967.

Sjellja e tillë e SHBA-së në Këshillin e sigurimit të KB-së shkaktoi reagim të inatosur të kryeministrit Netanjahu, i cili e dënoi sjelljen e Uashingtonit dhe e hodhi poshtë rezolutën.

Mediat në Izrael zbulojnë se zemërimi i Netanjahut u shkaktua nga njohuria se izraelitët kanë kuptuar nga “burimet arabe” për qëllimin e SHBA-së që të vendosin veto, si dhe për atë se i kanë nxitur anëtaret tjera në Këshillin e Sigurimit të votojnë për rezolutën.

Departamenti amerikan i shtetit i hodhi poshtë si akuza të pasakta të Qeverisë izraelite, por në deklaratë u theksua se rezoluta “do të ndihmojë që të zgjohet Izraeli”.

Vendimi i kryeministrit izraelit që të kërkojë të anulohet votimi për ndërtimin e objekteve të reja në lagjet që veç më janë ndërtuar në Jerusalemin lindor, vlerësohet si shenjë se Netanjahu nuk dëshiron edhe më tej t’i keqësojë edhe ashtu marrëdhëniet e prishura me SHBA-në.

Exit mobile version