Site icon PORTALB

Zaev u takua me shoqërinë civile: Raportet e Priebe dhe KE-së janë bazë e Qeverisë së re

Lideri i LSDM-Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinska sot pasdite u takuan me përfaqësues të më shumë se 120 organizata, komunitete, grupe dhe sindikatat nga shoqëria e gjerë civile.

Në takim u konstatua se së bashku mund të shkruhet historia demokratike në Maqedoni – Regjimi mposhtet me stilolaps dhe votë.
“Mbi 612.000 qytetarë votuan për ndryshim, për liri, për drejtësi. Në Maqedonia fitoi koncepti i komunitetit dhe kjo është një përfitim i madh për vendin dhe qytetarët e saj. Ndryshimet i kemi arritur së bashku”, tha Zaev.
Ata diskutuan për zhvillimet e mëtejshme në nivelin politik në procesin e demokratizimit të vendit.
“Raportet e Priebe dhe Komisionit Evropian janë bazë e platformët sonë për formimin e qeverisë së re”, theksoi Zaevi.

Exit mobile version