Site icon PORTALB

“Gardijan”: Evropës në vitin 2017 mund t’i ndodh “apokalips politik”

Bashkimi Evropian pa shtyrje t'i fillojë negociatat inkuadruese për hyrje të Maqedonisë në Union

Bashkimi Evropian

Gazeta ditore me ndikim “Gardijan” shkruan se në vitin 2017, Evropës mund t’i ndodh “apokalips politik”, duke potencuar se nën këtë e merr parasysh mundësinë se në BE mund të vijë deri në dështim të elitën qeveritare, si pasojë e sulmeve të reja terroriste dhe fluksit të ri të emigrantëve.

Gazeta vlerëson se këto arsye Bashkimin Evropian do ta çojnë deri në krizë që Brukseli vështirë se do ta kalojë.

Fillimin e “skenarit të apokalipsit”, “Gardijan” e përshkruan kështu: shërbimet speciale të vendeve të BE-së nga fillimi i vitit 2017 sërish do të “pësojnë” sulm të madh terrorist në njërin nga kryeqytetet e BE-së dhe me këtë në mënyrë shtesë do të rritet ndjenja e pafuqisë që fillimisgt do ta shfrytëzojë djathtisti holandez Gert Vilders, partia e të cilit me siguri të madhe do ta marrë fitoren në zgjedhjet parlamentare në muajin mars.

Pastaj do të vijojë kriza në marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë kur do të përfundojë me “hapjen e portave” për migrantët dhe refugjatët ndaj BE-së dhe Perëndimit dhe kjo, paralajmëron gazeta britanike, mund në mënyrë radikale ta ndryshojë peizazhin politik të Unionit, sepse në BE do të nisen tre milionë refugjatë pikërisht para “zgjedhjeve vendimtare” në Francë dhe Itali dhe me këtë vetëm do të forcohen pozitat e kundërshtarëve të Unionit.

Përderisa tre milionë refugjatë me të vërtetë nisen drejt BE-së në Francë, Itali dhe Gjermani në pushtet mund të vijnë euroskeptikë, ndërsa Marin le Pen veç më publikoi se nëse bëhet president i shtetit, do të shpall referendum për dalje të Francës nga BE-ja.

Holanda me siguri do të niset në rrugën e njëjtë, ndërsa në Itali lëvizja Pesë yjet do të fillojë me referendum për kthim të lirës.

Do të jetë mirë nëse kjo nuk ndodh, por vështirë se Evropa do të shmang tronditje. Ndaj saj “fryejë erëra” të ndryshimit dhe do të jetë e çuditshme nëse nuk shikojmë si “bien” viktima të reja nga radhët e elitës politike të BE-së, konkludon “Gardijan”.

Exit mobile version