Një tërmet me intensitet prej 6.3 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur prefekturën Ibaraki në lindje të Japonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Agjencia Japoneze e Meteorologjisë thuhet se tërmeti me epiqendër në lindje të Ibarakit ka ndodhur në thellësi prej 10 kilometrash.
Zëdhënësi i qeverisë, Yoshihide Suga, në deklaratë për media ka theksuar se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme në Centralin Nuklear në Fukushima, reaktorët e të cilit ishin mbyllur pas katastrofës në vitin 2011.
Ndërkaq, pas tërmetit nuk është bërë paralajmërim për cunami.
Tërmeti prej 9 ballësh që ndodhi më 11 mars të vitit 2011 i cili kishte lënë të vdekur 18 persona dhe pas të cilit kishte ndodhur cunami, u bë shkaktar i rrjedhjes radioktive në centralin në Fukushima.
Rrjedhja në fjalë shkaktoi katastrofën e dytë më të madhe bërthamore 25 vite pas Çernobilit, ndërkohë që nga rajoni ishin evakuuar 160 persona.