Site icon PORTALB

Maqedonia kah BE, ose kah Bosnja dhe Ukraina?

Kur kështu e zgjedhin krizën në Ukrainë,  e cila është fuqi nukleare me 46 milionë banorë, si do të na rregullonin ne,  nëse kishin dashur? Trazira në Ukrainë

Kur kështu e zgjedhin krizën në Ukrainë, e cila është fuqi nukleare me 46 milionë banorë, si do të na rregullonin ne, nëse kishin dashur? Trazira në Ukrainë

Sllobodanka Jovanovska, editorial – “ Athina dhe Shkupi u afruan për një milimetër”, Utrinski Vesnik
Fakti që vizita e Venizelos-it ishte nën hije të ngjarjeve të përgjakura në Ukrainë ishte faktor plotësues për  zgjim, në kuptim se çka mundet ti ndodhë një shteti perspektiva evropiane dhe problemet e të cilit  po zvarriten,  e me të në mënyrë politike po abuzohet nga brenda ose nga jashtë.

Ognen Maleski, kolumnë – “Deri në vizitë dhe pas saj “, Utrinski Vesnik
Që të afrohen marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe të integrimeve tona euroatlantike duhet diçka më shumë se një vizitë e shefit të diplomacisë greke.

Kire Naumov, kolumnë – “Stavreski, shinela dhe Bogovi”, Utrinski Vesnik
Ekzistonte një fije shprese se guvernatori Bogov, si ekonomist  i mirë dhe njeri i cili është rritur  në Bankën Popullore të Maqedonisë, do të mundohet që së paku ta mbajë pavarësinë e pushtetit monetar.

Goran Mihajlovski, kolumnë – “Milka  dhe Svirka”, Vest
Kur kështu e zgjedhin krizën në Ukrainë,  e cila është fuqi nukleare me 46 milionë banorë, si do të na rregullonin ne,  nëse kishin dashur? Po shoh se çka po ndodhë tani në Ukrainë, si po shkatërrohet populli duke pritur ndihme nga BE.  Edhe ne qe 22 vite po presim ndihmë nga BE. E na erdhi Venizelos.

Biljana Sekulovska,  kolumnë – “ Tregim që nuk ju intereson”, Vest
Thonë, ky shtet dë të bëhet edhe më i trishtueshëm se Ukraina dhe Bosnja, me rëndësi është të pohojnë me kokë, sikur me të vërtetë  Maqedonia të përgatitet të ngritët dhe ta heshtë me këtë pushtetin, i cili ne mënyrë të përkryer e din se kjo nuk do të ndodhë asnjëherë.

Darko Janevski, kolumnë –“ Njëqind shkopinj për shpinën maqedonase”, Dnevnik
LSDM tentoi që përmes grupi të falimentuarve të provokojë pasqyrë të demonstratave në Bosnje. Shema është e njëjtë si ajo e ngjarjeve para TV “A1”. E shqelmoni policin, e kur ai ju shtynë, bini në tokë dhe bërtitni sikur se policia me dhunë e mbron regjimin nga populli i paarmatosur.

Vlatko Gjorçev, kolumnë- “LSDM – Jo Bosnje, jo Ukrainë, por diçka edhe më keq”, Dnevnik
Njerëzit përgjegjës nga opozita edhe një herë le ti shohin xhirimet nga Ukraina, Bosnja ose Greqia, dhe le të mendojnë se a e dëshirojnë këtë edhe në Maqedoni. Le të mos nxisin konfrontime dhe dhunë.

Branko Triçkovski, kolumnë –“Allahu dhe Jezusi në detyrë!”, Slloboden Peçat
Pyetjet për destabilizimin eventual të Maqedonisë nuk janë për opozitën, por për Janukoviqin  e Maqedonisë. Nëse Ukrainasi do ta kishte mjetin gruevist me emrin, do të mundej deri në pafund të tallej me popullin në perspektivat  evropiane.

Exit mobile version