Site icon PORTALB

Në Itali janë sekuestruar 350 kilogramë marijuanë nga Shqipëria

Italia, flamuri italian, itali

Italia

Policia italiane në Bari sekuestroi 350 kilogramë marijuanë nga Shqipëria e cila do të hidhej në treg gjatë festave. Lënda narkotike është kapur derisa po transportohej me një furgon.

Sipas agjencive italiane të lajmeve droga ishte futur në shtetin fqinj me anë të një gomoneje me dy motorë të fuqishëm.

Trafikantët pasi kishin zbarkuar drogën me gomone në brigjet e Puglia, e kishin ngarkuar atë në një furgon.

Përpos lëndës narkotike, e cila po të shitej kapte vlerën e rreth 1 milion eurove, policia ka sekuestruar edhe furgonin e gomonen.

Exit mobile version