Site icon PORTALB

Lavrov: Do të vazhdojmë bashkëpunimin me Turqinë dhe Iranin

Sergei Lavrov

Sergei Llavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se në lidhje me çështjen e Sirisë do të vazhdojnë të zhvillojnë bashkëpunimin me Turqinë dhe Iranin, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov në një deklaratë për agjencinë ruse Interfax, ka theksuar se evakuimet në Halep janë kryer në mënyrë të suksesshme si rezultat i bashkëpunimit me Turqinë dhe Iranin.

“Në lidhje me krizën në Siri do të vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunimin me Turqinë, Iranin dhe vendet e rajonit”, është shprehur Lavrov.

Ai duke u shprehur se mbështesin sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Sirisë, theksoi se në lidhje strukturën shtetërore të vendit dhe çështje të tjera duhet të vendosin sirianët në kuadër të dialogut kombëtar.

Exit mobile version