Në Pakistan gjatë festës së Krishtlindjeve si pasojë e helmimit me pije të falsifikuara alkoolike kanë humbur jetën 12 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët policorë njoftuan se 34 persona janë shtruar në spital, prej tyre katër gjenden në rrezik jete.
Përveç kësaj, policia ka arrestuar shtatë persona për të cilët dyshon se kanë shitur pije të falsifikuara alkoolike.
Shitja e pijeve alkoolike në Pakistan është e ndaluar, përveç në vende të liçencuara të shitjes.