Site icon PORTALB

Shkup: Shfaqje e operës “Evgenij Onegin” për qëllime humanitare

Objekti i Operës dhe Baletit të Maqedonisë

Objekti i Operës dhe Baletit të Maqedonisë

Në objektin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë, nesër mbrëma do të performohet shfaqja operistike “Evgenij Onegin” nga Petar Iliç Çajkovski, ndërsa mjetet e grumbulluara do të dedikohen për Shoqatën e fëmijëve me shikim të dëmtuar pranë Qendrës për persona me shikim të dëmtuar, shkruan Mia.mk, transmeton Portalb.mk.

Aksioni, siç kumtoi OBM, është me qëllim të krijimit të audiotekës muzikore, ndërsa do të orientohet edhe për blerjen e instrumenteve muzikore për fëmijët me shikim të dëmtuar.
Me “Evgenij Onegin” u hapën Netët Operistike të Majti të këtij vitit, ndërsa shfaqja kishte jehonë të shkëlqyer te publiku dhe te kritika profesioniste.

Çmimi i biletës për shfaqen humanitare është 200 denarë, ndërsa fillon në orën 20:oo.

Exit mobile version