Site icon PORTALB

Pesë persona janë plagosur gjatë këmbimit të zjarrit në Moskë

Rusia

Rusi

Pesë persona, në mesin e të cilëve edhe tre policë janë plagosur gjatë këmbimit të zjarrit, lajmëroi TASS.

Sipas autoriteteve ruse një burrë ka plagosur me armë zjarri tre pjesëtarë të policisë në pjesën perëndimore të Moskës. Në këmbim zjarrin janë plagosur edhe dy civilë.

Katër nga të plagosurit janë pranuar në spital, ndërsa të pestit i është dhënë ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes, shton policia.

Sulmuesi është fshehur në një ndërtesa banimi, e cila për momentin po kontrollohet.

Exit mobile version