Site icon PORTALB

Kryeministri japonez Shinzo Abe për vizitë historike në Perl Harbur

Kryeministri japonez, Shinzo Abe

Kryeministri japonez, Shinzo Abe

Kryeministri japonez Shinzo Abe, mbërriti në Havai, për vizitë historike në bazën detare amerikane Perl Harbur, që aviacioni imperialist japonez e sulmoi më 7 dhjetor të vitit 1941.

Abe do t’u shpreh nderime viktimave të sulmit, do të lutet për ata, por nuk do të kërkojë falje.

Në sulmin prej para 75 viteve, u vranë 2300 marinarë amerikanë, personel ushtarak dhe civilë, ndërsa sulmi ishte shkak që SHBA-ja  të hyjë në Luftën e Dytë Botërore në anën e koalicionit kundër Hitlerit.

Tetë anije ushtarake u dëmtuan, ndërsa katër të tjera u përmbytën, por bartësit kryesor amerikan nuk ishin në bazë.

Kryeministri Abe i cili do të shoqërohet nga presidenti amerikan Barak Obama, do ta vizitojë vendin ku ka qenë sulmi kryesor i aeroplanëve japonez.

Ai është kryeministri i parë i Japonisë i cili zyrtarisht dhe në shoqërim të një presidenti amerikan e viziton bazën Perl Harbur.

Pas vizitës në Perl Harbur, Obama dhe Abe në Havai do të kenë biseda politike, që do të jetë edhe takimi i tyre i fundit, para largimit të presidentit amerikan nga Shtëpia e Bardhë, më 20 janar.

Exit mobile version