Site icon PORTALB

Obama: Do të merrja edhe mandatin e tretë

Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan në largim Barak Obama konfirmoi se do të mund të merrte edhe mandatin e tretë për Shtëpinë e Bardhë dhe konsideron se kombi edhe më tej në masë të madhe e pranon vizionin e tij politik.

Sipas Kushtetutës amerikane, presidenti në këtë funksion mund të jetë vetëm në dy mandate katërvjeçare.

Obama i cili për rreth tre javë do ta përfundojë mandatin e tij të dytë, këtë e deklaroi në një emision në produksion të SNN dhe Universitetit Çikago.

Obama gjithashtu, është krenar për avancimin që është arritur gjatë dy mandateve të tij, duke falënderuar “shpirtin amerikan”, veçanërisht të ndjerë midis brezave më të rinj.

Exit mobile version