Site icon PORTALB

Vuçiç akuzon shqiptarët se “po blejnë serbët e Kosovës”

Aleksandër Vuçiç

Aleksandër Vuçiç

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar të hënën deklaratën e drejtorit të Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili tha se “serbët e Kosovës do të presin deri në mes të shkurtit që Prishtina zyrtare të formojë Bashkësinë e Komunave Serbe, dhe nëse këtë nuk e bënë, atëherë do ta formojnë me vetiniciativë”, për të thënë se varianti i përmendur është vetëm njëra nga idetë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jemi në pritje të përgjigjes së shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, sepse nuk po futemi me forcë në këtë mundësi. Kjo është një nga idetë, realizimin e së cilës do ta presim (deri më 15 shkurt, shënim i autorit).

“Tani, kemi marrëveshjen e Brukselit ku ka detyrime të cilat i kanë marrë përsipër, por ata në vend që të merren me përmbushjen e detyrimeve të tyre, janë duke u marrë me blerjen e serbëve”, tha Vuçiç.

Duke komentuar mbledhjen e sotme me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Vuçiç tha se me gjasë Krishtlindjet ortodokse do ti presë me serbët në Kosovë të cilëve gjatë takimit u bëri thirrje për unitet. “I ftova në uniteti dhe tu përmbahen vendimeve të cilat i kemi marrë bashkarisht”, tha Vuçiç.

Exit mobile version