Site icon PORTALB

Kuvendi i Maqedonisë do të mblidhet të premten?

Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë

Trajko Veljanovski duhet të caktoj seancë konstituive të përbërjes së re të Kuvendit më se voni deri të shtunën, respektivisht 31 dhjetor, kur kalon afati i paraparë me Kushtetutë, transmeton Portalb.

Siç sqarojnë nga kabineti i tij data e saktë e mbajtjes së kësaj seancë do të publikohet pasi që do t’i pranojnë vërtetimet për mandatet e fituara të deputetëve. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski paralajmëroi se të mërkurën do t’i dorëzojë vërtetimet e mandateve për deputetë.

Sipas informacioneve jo zyrtare, seanca konstituive do të mbahet të premten. Por atë ditë vetëm do të verifikohen mandatet. Që ndonjë kandidatë të zgjedhet kryetar i Kuvendit duhet të marrë përkrahjen e 61 deputetëve, që në mënyrë indirekte nënkupton se partitë kanë marrëveshje për formimin e Qeverisë së ardhshme./Portalb

Exit mobile version