Site icon PORTALB

VMRO-DPMNE: Mbetemi të përkushtuar në formimin e Qeverisë

(Nga e majta) Ilia Dimovski - Sebastian Kurc - Nikolla Poposki, gjatë mingut të VMRO-DPMNE-së

(Nga e majta) Ilia Dimovski - Sebastian Kurc - Nikolla Poposki, gjatë mingut të VMRO-DPMNE-së

VMRO-DPMNE në kumtesë thekson se për ata zgjedhjet kanë përfunduar më 11 dhjetor dhe se mbesin të përkushtuar në hapat e ardhshëm rreth formimit të qeverisë së re.

“Sot, edhe ne si i tërë opinioni kuptuam, se edhe krahas të gjitha përpjekjeve, banorët e Tearcës e kanë penguar tentimin për inxhiniering paszgjedhor. I urojmë  për atë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Si fitues të zgjedhjeve, siç theksojnë nga partia, mbesin të përkushtuar në hapat e ardhshëm rreth formimit të qeverisë së re.

“Njëherit mbesim në qëndrimet tona të thëna në deklaratën nga 11 dhjetori kur u sumuan rezultatet zgjedhore”, shtohet në kumtesën nga Qendra për komunikime të VMRO-DPMNE-së

Exit mobile version