Site icon PORTALB

Shtohen viktimat e aksidenteve në rrugë, 2016-ta rekord

Aksident - ilustrim

Aksident - ilustrim

Një javë para përfundimit të këtij viti, të dhënat zyrtare për viktimat në komunikacion thonë se, në dhjetë muajt e parë – nëpër rrugët e Maqedonisë kanë ndërruar jetë 138 persona, shkruan gazeta KOHA.

Në ndërkohë, duke ju referuar raporteve ditore të Ministrisë për Punë të Brendshme, për muajin nëntor dhe dhjetor, jozyrtarisht mund të thuhet se aksidentet tragjike në vend për këtë vit i kanë tejkaluar viktimat e viteve të kaluara.

Kështu që, në bazë të informacioneve të cilat Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion (KRSK) deri më sot i ka bërë publike, mund të vërehet se në vitin 2015 kanë ndërruar jetë 144 persona nga aksidentet e ndryshme në komunikacion, kurse ky numër në vitin 2014 ka qenë rreth 130 viktima. Drejtuesit e KRKS-së, duke i pasur parasysh këto të dhëna dhe situatën se si është duke u zhvilluar komunikacioni rrugor, kanë bërë apel që qytetarët për festat e fundvitit të mbajnë llogari për sjelljet e tyre, gjatë kohës sa janë duke drejtuar automjetin. Këshillat e zakonta të vendosjes së rripit të sigurimit, ulja e shpejtësisë apo mos vozitja nën ndikimin e alkoolit, janë sugjerimet më të shpeshta, të cilat nga KRSK edhe kësaj radhe u ka rekomanduar qytetarëve të vendit.

Exit mobile version