Site icon PORTALB

Çair, goditet me thikë para syve të nënës dhe gruas

Çair, goditet me thikë para syve të nënës dhe gruas

Dramë e përgjakur mbrëmë ka tronditur Çairin e Shkupit në momentin kur 46 vjeçari I.M. ka hyrë në banesën e fqinjit të tij dhe e ka therur me thikë në sytë e nënës dhe gruas së tij. 

Sipas policisë incidenti ka ndodhur dje rreth orës 13:40 në momentin kur i revoltuari I.M. ka hyrë në banesën e SH.U. dhe fizikisht e ka sulmuar dhe në moment i revoltuar ka marrë thikë dhe ka goditur në dorë personin SH.U.

Shkupjani i lënduar menjëherë është transferuar në spitalin Shën Naumi i Ohrit ku është ndaluar për kurim. Kundër sulmuesit policia do të ngrejë padi penale.

Exit mobile version