Site icon PORTALB

Demiri mbetet kuq e zi, por me fanellë të Vardarit

Besir Demiri me fanellë të Vardarit

Besir Demiri me fanellë të Vardarit

Besir Demiri është bërë pjesë e Vardarit të Shkupit, që përfundoi sezonin vjeshtor në pozitën e parë, ndërsa gjithashtu është kampion aktual i kampionatit të Maqedonisë. Ish-mbrojtësi i majtë i Shkëndijës së Tetovës nuk ka zgjedhur Partizanin siç ishte përfolur ditët e fundit, por ka zgjedhur skuadrën kampione të Maqedonisë.

Ai është prezantuar në ekipin e ri dhe është shprehur mjaft i lumtur për këtë aventurë të re të tij. Besir Demiri ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, por hapësirat e pakta në formacion bënë që lojtari të zgjidhte për t’u larguar, teksa tashmë ka nisur një aventurë të re me Vardarin e Shkupit. Të Përkujtojmë se Besir Demiri karrierën e kishte filluar te FC Shkupi, që më pas të bashkohet me Shkëndijën. /Portalb.mk/

Exit mobile version