Votimi po kalon qetë në Tearcë. Banorët e fshatit që nga mëngjesi filluan të vinë në vendvotim që të votojnë. Deri më tani nuk kishte probleme, përveç ndërprerjes dhjetë minutëshe për shkak të llambave ultravjollce.
Një numër i madh i banorëve kanë shfrytëzuar këtë ditë që të takohen me njëri tjetrin të pinë ndonjë kafe apo çaj në afërsi të vendvotimit.