Site icon PORTALB

Ndërpritet 10 minuta votimi në Tearcë, shkak prishja e llampës ultraviolete

Deri më tani në KSHZ nuk ka ankesa për rrethin e parë të zgjedhjeve

Në orën 08:50 është ndërprerë procesi i votimit në Tearcë për shkak të prishjes së llampës ultraviolete që verifikon gjurmën në gishtat e votuesve.

Komisioni komunal zgjedhor vendosi të nderpres votimin deri në sanimin e këtij problemi teknik. Pas 10 minutash ndërprerje, konfirmohet se ky defekt është evituar dhe rivotimi rifilloi, transmeton TV21.

Sipas të dhënave zyrtare deri në ato kohë kanë votuar 32 qytetar ose 5% nga numri i përgjithshëm 714 i votuesve në vendvotimin 2011 në Tearcë.

Exit mobile version