Gjatë vitit që po lemë pas janë realizuar shumë martesa, disa prej të cilave na kanë mbetur në kujtesë, e të tjera jo. Megjithatë, dasmën e Carlos Tevez, vështirë do ta harrojmë edhe vitin e ardhshëm.
Futbollisti i Boca Juniors është martuar të enjten me partneren e tij të jetës Valeria Mansilla në periferi të Buenos Aires, i shoqëruar nga tri fëmijët. Dasma ka zgjatur katër ditë me radhë dhe ka kushtuar hiç më pak, por 500 mijë dollarë, transmeton Revista Class.