Site icon PORTALB

Në Gostivar nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për pije

Dieta e ujit

Në qytetin e Gostivarit do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për pije në intervalin kohor nga ora 8 e mëngjesit deri ora 10 të mbrëmjes ditën e diel (25.12.2016)

Siç theksohet në kumtesë, ndërprerja e ujit bëhet për shkak të realizimit të punimeve për lidhjen e rezervuarit te ri të ujit për pije në fshatin Vërtok me rrjetin kryesor të sistemit të ujësjellësit.

Nga udhëheqësia e Komunës së Gostivarit dhe Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, kërkojnë ndjesë dhe mirëkuptim nga ana e qytetarëve.

Exit mobile version