Site icon PORTALB

Shqipëri, dëmtohet 19-vjeçarja në punë, ndalohet pronari i firmës pasi fshehu ngjarjen

19-vjeçarja akisdentohet në fabrikën e këpucëve në Durrës

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ndaluar drejtuesin administrativ të një firme këpucësh në Durrës, Bardhyl Muratin, 61 vjeç.

Sipas Policisë, më datë 16 dhjetor, 2016, në lagjen Nr.14, Durrës, në firmën e këpucëve, duke punuar, është dëmtuar një punëtore, G.Gj. 19 vjeçe, banuese në Durrës. Ajo ndodhet në Spitalin”Nënë Tereza”Tiranë jashtë rrezikut për jetën, transmeton Agjensia e Lajmeve Sot News.

Por, Bardhyl Murati nuk ka paraqitur asnjë akt apo dokument që lidhet me sigurinë në punë të punonjësve. Gjithashtu, nuk ka njoftuar Policinë e Shtetit dhe Inspektoriatin e Punës mbi ngjarjen e mësipërme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar në nenet 289 dhe 301 të Kodit Penal.

Exit mobile version