Janë dorëzuar rrëmbyesit e aeroplanit të kompanisë ajrore të Libisë, i cili ishte dërguar dhunshëm në Maltë, ka shkruar në Twitter kryeministri i Maltes, Joseph Muscat, transmeton REL.
Rrëmbyesit janë dorëzuar, janë kontrolluar dhe janë vendosur në paraburgim, ka shkruar Muscat në profilin e tij në Twitter.
Rrëmbyesit pas aterrimit të aeroplanit të kompanisë Afriqiyah Airways në Maltë, fillimisht janë kërcënuar me eksploziv, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Mirëpo, më kalimin e kohës, rrëmbyesit fillimisht kanë liruar pasagjerët, pak më vonë, pjesëtarët e ekuipazhit dhe në fund janë dorëzuar edhe vet.
Ende nuk janë bërë të ditura kërkesat që kanë pasur rrëmbyesit.
Të gjitha fluturimet në dhe nga Malta janë anuluar.