Site icon PORTALB

Sonte pas mesnatës fillon heshtja zgjedhore

Heshtje zgjedhore, kshz, zgjedhje

Në bazë të vendimit të KSHZ-së për rivotim në vendvotimin numër 2011, në Komunën e Tearcës më 25 dhjetor të vitit 2016, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), i informon radiodifuzuesit se prej sonte pas mesnatës fillon heshtja zgjedhore e cila do të zgjasë deri të dielën në ora 19:00, njofton Portalb.

Sipas rregullave të Kodit Zgjedhor, prej mesnatës në kontekst të “heshtjes zgjedhore”, nga hyrja e saj në fuqi, deri në mbylljen e kutive zgjedhore, janë të ndaluara të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas ligjit, gjatë “heshtjes zgjedhore”, mediat nuk guxojnë të shpallin informata, fotografi, audio dhe video materiale lidhur me pjesëmarrësit në zgjedhje. Shkelje e “heshtjes zgjedhore” konsiderohet edhe lajmërimi i hapur apo i fshehur për ndonjë fushatë zgjedhore.

Nëse i bëni këto veprime gjatë zgjedhjeve, do të dënoheni me burg ose me para

Dënime të larta me para dhe burg parashihet për rastet e shkeljeve të rregullave të procesit zgjedhor.

Exit mobile version