Site icon PORTALB

Sipas UNICEF-it rreth 4 000 fëmijë janë të bllokuar në Halep

Halep, Siri

Rreth 4 000 fëmijë kanë mbetur të bllokuar në HalepLindore dhe rrezikojnë të vdesin, jep alarmin “UNICEF Italia”, transmeton KOHA.net.

“Jam në atë që mbetet nga qyteti, shumë janë jetim dhe pa familje, kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme ose rrezikojnë të vdesin”, deklaron Andrea Iacomini, zëdhënës i “UNICEF Italia”.

“Ndërkohë që evakuimi vazhdon, informacione të pakonfirmuara flasin për fëmijë dhe civilë të vdekur në disa autobusë për shkak të mbingarkimit”, vazhdon ai.

“Një fakt i tmerrshëm. Duhet të jemi vigjilentë që raste të tilla, nëse konfirmohen, të mos ripërsëriten. Do të ishin paradoksal dhe jonjerëzor”, theksoi zëdhënësi i UNICEF Italia.

Exit mobile version