Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me erë të dobët deri mesatare veriore.
Temperatura do të lëvizë prej minus 10 deri minus 2, ndërsa e ditës prej 5 deri 12 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus 7, ndërsa e ditës do të ngritet deri 7 gradë.
Në ditët në vijim mot do të jetë stabil dhe i thatë. Temperaturat do të rriten, ndërsa rritje të vranësirave do të ketë nga e diela. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare veriore, e cila më shumë do të theksohet në viset më të larta dhe male. Nga e marta pasdite pritet ndryshim i motit me erë të përforcuar veriore, ulje të temperaturave dhe kushte për reshje të dobëta të borës dhe shiut.