Site icon PORTALB

Jep dorëheqje kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi

Menduh Thaci

Menduh Thaci

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur vet Thaçi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ku mes të tjerash ka shkruar se ai do të vazhdojë të jetë anëtar i bindur i PDSH-së.

“Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emërua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare” ka shkruar Thaçi në faqen e tij në Facebook.

Exit mobile version