Publikohen letra të pazbuluara më parë të princeshë Diana, për djemtë e saj William dhe Harry

Letra të shumta të shkruara me dorë nga princeshë Diana në vitet 1984-1993 janë bërë publike për herë të parë.

Princesha e ndjerë bënte letër-këmbim me miken e saj ku i tregonte marrëdhënien që kanë dy djemtë e saj me njëri-tjetrin dhe se si po shkonte jeta e saj në përgjithësi. “William është shumë i dashuruar me vëllain e tij të vogël. Ai i rri gjithë kohën pranë”, shkruan Diana në një prej letrave. Më tej me kalimin e viteve ajo i tregonte mikes së saj se si Princ Harry kishte një karakter rebel dhe shpesh futej në telashe në shkollë.

Vlera e këtyre shkrimeve  kap shifrën e 15 000 paund dhe do të shkojnë në ankand më 5 Janar së bashku kartolinat e firmosura nga Princi Charles, Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip./bordo.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button