Site icon PORTALB

Anketë, dyshja Gruevski dhe Ahmeti kryesojnë, Ivanov shumë më lartë se rivalët

Anketë, dyshja Gruevski  dhe Ahmeti kryesojnë, Ivanov shumë më lartë se rivalët

Anketë, dyshja Gruevski dhe Ahmeti kryesojnë, Ivanov shumë më lartë se rivalët

Qytetarët më shumë besim kanë te kryetari aktual Gjorgje Ivanov, tregojnë rezultatet e anketës të realizuar nga Qendra për hulumtim dhe analizë, Shoqëria për hulumtim, analizë dhe marketing.

Sipas deklarimit të 1.839 të anketuarve, kandidati i VMRO-DPMNE-së, për zgjedhjet presidenciale gëzon besimin te 42. 24 për qind, kundrejt 19.69 për qind që janë deklaruar për kandidatin e LSDM-së, Stevo Pendarovski. Më pas vjen kandidati i GROM, Zoran Popovski me 5.39 për qind, që është në përparësi minimale nga kandidati I PDSH-së, Iljaz Halimi I cili gëzon 5.22 për qind të besimit nga të anketuarit.

Në bazë të kësaj ankete, Gjorgje Ivanov gëzon për qindje më të madhe të besimit se gjithë kandidatët tjerë së bashku.
Diçka më shumë se 80 për qind e të anketuarve, janë deklaruar se do të dalin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, vetëm 10.6 për qind, nuk do të dalin në zgjedhje.

Kryeministri Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE me partnerët e koalicionit dhe Ali Ahmeti me BDI-në e tij edhe më tej gëzojnë besueshmëri tek qytetarët e Maqedonisë. 

Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së zhvilluar të mendimit publik me temë, “Qëndrimet politike dhe opinioni i qytetarëve të Maqedonisë II”, realizuar më 12 deri 22 mars këtë vit nga ana e Qendrës për analizë dhe hulumtime në Shkup. 

Me këtë rast Nikolla Gruevski ka marrë besueshmërinë e 37,850 përqind të anketuesve, Zoran Zaev 11,692 pë rqind, Ali Ahmeti me 7,692, pas tij Stevço Jakimovski 6,768 përqind, ndërsa Menduh Thaçi 5,538 përqind të qytetarëve.

Hulumtimi është bërë në terren dhe me intervistimin e anketuesve në 6 njësitë zgjedhore me 1839 anketues. 

Në pyetjen se për cilën parti politike do kishit dhënë votën e juaj në zgjedhjet parlamentare, 39,761 për qind janë përgjigjur për VMRO-DPMNE-në, 13,538 për LSDM, për BDI-në do ishin përcaktuar 6,923 për qind, PDSH 4,461 përqind, OQM 4,935 pë rqind, ndërsa me “Nuk di” janë përgjigjur 19,153 për qind e të anketuarve. 

Exit mobile version