Njëqind pensionistë që qëndrojnë në “Banjat e Dibrës”Capa” në suazat e shërbimit pa pagesë në këtë rekreacion banjar që ua mundëson shteti, sot i vizitoi Ministrit për punë dhe politikë sociale Dime Sazdov.
“Me të vërtetë jemi të kënaqur nga projekti qeveritar, sepse pjesa jonë më e madhe është për herë të parë në këtë kompleks banjar. Jemi tejet të kënaqur me shërbimin, sjelljen e punëtorëve,, dhomat dhe higjiena”, vlerësuan pensionistët vendosur para ministrit Sazdov, i cili qëndroi në lokalitetin banjar në Dibër.
Ministri Sazdov, theksoi se ky projekt e do të vazhdojë edhe katër vite me radhë duke potencuar se këto resurse natyrore do t’i shfrytëzojnë edhe 22 mijë pensionistë, përderisa nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë deri më tani.
“Më gëzon fakti që sot takova kaq pensionistë të kënaqur me shërbimet që i ofron lokalitetit banjar, Banjat e Dibrës-Capa, por para së gjithash realizimi i këtij projekti.
Për shkak të interesit të madh ne planifikojmë që ky projekt do të vazhdojë edhe më tej të realizohet , tha Sazdov duke potencuar se Qeveria e Maqedonisë planifikon të realizojë projekte të tjera të kësaj fushe me qëllim që të përmirëson jetën e moshës të vjetër në Republikën e Maqedonisë.
Pronari i lokalitetit Banjar, Mexhit Capa gjatë takimit të tij me ministrin Sazdov deklaroi: “Pensionistët janë të fascinuar nga kushtet që ofrojmë, meqë ne ekzistojmë për ato ndërsa ne për ata. Në grupin e parë janë njëqind pensionistë , ndërsa marrë në përgjithësi në këtë lokalitet duhet të qëndrojnë 1300 pensionistë, tha Capa.
Pensionistët që janë të përfshirë në grupin e parë janë qytetarë nga Resnja, Manastiri, Shkupi, Kumanova Tetova etj. Kapacitetet banjare siç janë Banjishti dhe Kosovrasti janë të mbushur plot e përplot meqë tanimë ka edhe mysafirë nga Shqipëria, Kosova si dhe mërgimtarë nga SHBA.