Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, me dukuri të vranësirave të vogla lokale në pjesët perëndimroe të vendit. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri minus 5, ndërsa e ditës prej 4 deri 10 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus 6, ndërsa e ditës do të ngritet deri shtatë gradë.

Në ditët në vijim do të përqendrohet mot stabil dhe i thatë, me dukuri të vranësirave mesatare, ndërsa era edhe më tutje do të jetë kryesisht nga drejtimi verior. Temperaturat e mëngjesit do të jenë pas ndrshime të dukshme, përderisa maksimalet ditore do të jenë në ngritje të vogël. Të hënën pritet të lëvizin prej 7 deri 14 gradë.

Exit mobile version