Site icon PORTALB

Shilegov: Tearca ka nderin të vulos fitoren e Maqedonisë demokratike

Tearca ka nderin të vulosë fitoren e Maqedonisë demokratike dhe qytetare, tha bastësi i listës së kandidatëve për deputetë i LSDM-së për njësinë zgjedhore numër 1, Petre Shilegov gjatë vizitës së sotme në Tearcë të Tetovës, shkruan Portalb.mk.

“Maqedonia veçon fitoren mbi regjimin. Mbi 600 000 qytetarë të Maqedonisë zgjodhën jetë, e zgjodhën bashkësinë, përkundër politikave të ndarjes me të cilat qeveriste regjimi i Nikolla Gruevskit. Në Maqedoni e kthyem jetën. Tearca do ta ketë atë nder ta vulosë fitoren e Maqedonisë qytetare, demokratike. Qytetarët e Tearcës, si qytetarët e gjithë Maqedonisë, zgjedhin Maqedoni evropiane. Edhe këtu në Tearcë qytetarët meritojnë të kenë ujësjellës dhe kanalizim ashtu si gjithkund në botën bashkëkohore të shekullit XXI” deklaroi Shilegov.

Exit mobile version