Për labelin e njohur PINT përgatitjet e sezonit kanë filluar. Ndonëse kanë bërë me dije se janë duke punuar në albumin e ri të Mc Kreshë, singlin e Lyrical Son, Bim Bimmës e Ergenit ata theksojnë se për at është me rëndësi të bëjnë muzikë e jo skandale.
“Ne bëjmë muzikë, jo skandale”, ishte mbishkrimi që kanë lënë djemtë e labelit të njohur, ndërsa shumë shpejt do të befasojnë publikun e tyre me shuam risi nga puna e palodhshme që po e bëjnë tash e sa kohë në studio.
Ndryshe përveç të rejave që do të sjellin bashkë si shoqëri, nga PINT do të ketë edhe shumë bashkëpunime me emra tjerë të skenës sonë.