Partia Demokratike në Shqipëri ka reaguar pas ngjarjes se mbrëmshme në Turqi, ku u vra ambasadori rus në këtë shtet.
Partia Demokratike në Shqipëri dënon me ashpërsi vrasjen e ambasadorit rus në Turqi.
“Vrasja e një diplomati në detyrë është një akt i rëndë që cenon thelbësisht atë çfarë kemi më shumë nevojë në këto kohë të veshtira, komunikimin dhe mirëkuptimin mes palëve”, thuhet në reagimin e PD-së.
Partia Demokratike i shpreh ngushëllime familjes së ambasadorit dhe autoriteteve ruse në këto çaste të rënda për ta.