Site icon PORTALB

Kolegji zgjedhor zyrtarizon Donald Trump si president të SHBA-ve

Donald Trump

Donald Trump

Kolegji zgjedhor në SHBA, ka zyrtarizuar sot presidentin e ri të Amerikës, Donald J. Trump, duke e bërë kështu personin e 45-të që do të mbajë këtë post.

Trump ka marrë 270 vota në votimin e delegatëve dhe kaq kanë mjaftuar që ai të zyrtarizohet si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në reagimin e tij për fitore, Trump është shprehur se do të jetë presidenti i të gjithë amerikanëve.

Sipas raportimeve të BBC, delegatëve u janë dërguar mesazhe dhe janë telefonuar për të mos votuar zgjedhjen e Trump dhe deri në këto momente mësohet se për Trump kanë votuar 38 delegatë të Teksasit, 16 nga Michigan dhe 29 delegatë nga Florida.

Nga ana tjetër edhe dy prej delegatëve që pritej të votonin për Trump, kanë votuar kundër tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me 4 demokratë të cilët priteshin të votonin për Hilary Clinton.

Trump ka arritur të marrë 270 vota nga 538 delegatët, ku sipas rezultatit elektoral ai duhet të kishte marrë 306.

Ndërkohë rezultati zyrtar i votimit të delegatëve do të bëhet publik më 6 janar 2017.

Exit mobile version