Site icon PORTALB

Erdogan: Vrasja e ambasadorit ishte “provokim lufte”

Rexhep Taip Erdogan

Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan ka thënë të hënën se ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin dhe të dy janë pajtuar se vrasja e ambasadorit rus në Turqi ishte vepër provokuese në kohën kur dy shtetet po përmirësojnë marrëdhëniet, shkruan Insajderi.

Në një video mesazh për televizionin shtetëror, Erdogan ka thënë se marrëdhëniet Turqi-Rusi ishin vitale për regjionin dhe ata që duan t’i prishin ato nuk do të arrijnë qëllimin.

Të dy janë pajtuar që bashkë të luftojnë terrorizmin.

Ambasadori rus u vra në Ankara teksa ishte duke mbajtur fjalim në një galeri arti.

Exit mobile version