Bisedimet për të ardhmen e Sirisë, në mes të Rusisë, Iranit dhe Turqisë do të mbahen nesër në Moskë, pavarësisht vrasjes së ambasadorit rus, Andrei Karlov.
Kështu ka thënë deputeti Leondi Sltusky, transmeton Express.
Karlov u vra sot në Ankara, teksa ishte duke mbajtur një fjalimi.Kjo gjë ngriti dyshimet se takimi për ardhmen e Sirisë do të anulohet. Rusia, Turqia dhe Irani janë lojtarë të rëndësishëm në Siri.
Moska dhe Teherani mbështesin regjimin e presidentit sirian, Bashar Al-Assad.