Site icon PORTALB

Rusia thotë se vrasja e ambasadorit në Turqi ishte akt terrorist

Ish ambasador rus në Ankra, Andrei Karlov

Ish ambasador rus në Ankra, Andrei Karlov

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka konfirmuar se ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov, ka ndërruar jetë pas një sulmi në një galeri artesh në kryeqytetin turk, transmeton koha.net.

Ajo e ka cilësuar këtë vrasje si sulm terrorist.

“Sot në Ankara, si rezultat i një sulmi, ambasadori i Federatës Ruse në Turqi, Andrey Gennadyevich Karlov, është plagosur dhe si pasojë ka vdekur. E konsiderojmë këtë si akt terrorist”, ka thënë ajo.

Exit mobile version