Site icon PORTALB

Gjokçek: Sulmi ndaj Karlov është tentim për prishje të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Rusisë

Melih Gjokçek

Sulmi ndaj ambasadorit rus në Turqi sot ishte tentim për prishje të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, deklaroi prefekti i Ankarasë, Melih Gjokçek.

Ai deklaratën e dha para spitalit ku ishte dërguar ambasadori Andrej Ganadieviç Karlov pas sulmit.

Sipas Gjokçek, sulmuesi ishte polic. Sipas burimeve të mediumeve perëndimore në forcat turke të sigurisë, sulmuesi ishte oficer policie, i cili punonte në Ankara.

Exit mobile version