Site icon PORTALB

Bashar Xhafari: Alepo sonte do të jetë i pastër

Alepo

Siri - ilustrim

Ambasadori sirian në KB, Bashar Xhafari sot deklaroi se Alepo sonte “do të jetë i pastër” sepse terroristët e fundit “po i pastrojnë vatrat e tyre” nga pjesa lindore e qytetit.
Xhafari theksoi se nuk është kundër rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së të cialt e respektojnë të drejtën humanitare ndërkombëtare, por për rezolutën e miratuar sot theksoi se ajo është “vetëm edhe një pjesë e vazhdimit të propagandës kundër Sirisë dhe luftës së saj kundër terrorizmit”.
Këshilli i Sigurimit i KB-së sot unanimisht e miratoi rezolutën për sistemim të vëzhguesve në qytetin sirian Alepo.
Vëzhguesit do të dërgohen në qytet për të ndjekur se si po zbatohet evakuimi i njjerëzve dhe ta vlerësojnë gjendjen e civilëve.
Teksti i rezolutës ishte mbështetur nga Franca.
Pranimi unanim është shenja e parë për unitet në KS për çështjen siriane pas mospajtimeve disamujore.

Exit mobile version