Site icon PORTALB

FIFA gjobit Greqinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

Fifa

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka gjobitur Federatën e Futbollit të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) dhe Greqisë për shkak të incidenteve gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018” në nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).

FIFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të BeH-së me 25.000 franga zvicerane (rreth 23.000 euro) për incidentin me fishekzjarre, ndërsa Greqinë, për brohoritje josportive dhe parullat e theksuara do të paguajë 80.000 franga (74.700 euro).

Tifozët grekë në stadiumin “Georgios Karaiskakis” në disa vende kishin vendosur simbolet e lëvizjes çetnike, kurse prapa portës së BeH-së qëndronte transparenti skandaloz me mesazhin “thika, teli, Srebrenica”.

Kah mesi i lojës tifozët grekë u përpoqën që të kalojnë në pjesën e tribunave të tifozëve të BeH-së, por u penguan nga sigurimi.
Tifozët e revoltuar të BeH-së në minutën e 32-të të ndeshjes, pas golit të Miralem Pjaniç ndezën disa fishekzjarre dhe i hodhën drejt tribunave ku ishin tifozët grekë, por edhe kjo situatë u tejkalua nga ndërhyrja e autoriteteve kompetente në stadium.

Exit mobile version