Site icon PORTALB

Ali Ahmeti është takuar me ambasadorin amerikan në Shkup, Xhes Bejli

Ahmeti - Bejli
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qëndruar sot në rezidencën e Ambasadorit amerikan në Shkup ku ka realizuar takim pune me ambasadorin, Xhes Bejli.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ambasadori Bejli shkëmbyen mendime rreth procesit zgjedhor dhe situatës së krijuar pas zgjedhjeve në vend.
Lideri i BDI-së Ahmeti foli për qëndrimet e BDI-së në drejtim të dhënies së kontributit për stabilitet dhe qëndrueshmëri në shtet dhe siguri për qytetarët.
Ahmeti, siç thuhet në kumtesë, theksoi rëndësinë e përmbylljes së Marrëveshjes së Ohrit, por edhe barazisë gjuhësore dhe ekonomike, reformave dhe sundimit të ligjit si dhe integrimin euroatlantik.
Ahmeti theksoi që të gjitha të arriturat në 15 vitet e fundit në vend janë realizuar në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë edhe zgjidhjen e krizave, andaj dhe ky partneritet strategjik i BDI-së me aleatët euro-amerikan do vijojë nē frymën e pērmbushjes së interesit të pērbashkët, anëtarësimit të plotë në NATO dhe në BE.
Kryetari i BDI-së Ahmeti gjithashtu foli edhe për rryma të caktuara që duan pasiguri, paqëndrueshmëri dhe paparashikueshmëri gjeopolitike të vendit dhe siguroi miqtë tanë që BDI është e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit, orientimit strategjik të vendit dhe partneritetin me Brukselin dhe Uashingtonin.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që të vijojnē dialogun në ditët në vijim.
Exit mobile version