Site icon PORTALB

Galeri anonime për linçim të ambasadorëve po qarkullon në internet (FOTO)

Në rrjetet sociale nga dita e sotme po qarkullon një galeri e fotografive të më shumë ambasadorëve dhe ish-ambasadorëve në Maqedoni, si dhe diplomatëve tjerë të huaj në të cilët janë vendosur në korniza përkujtimore me shirita të zinj dhe kurora varri, njofton Portalb.mk.

Galeria është krijuar në mënyrë anonime, kurse në mënyrë indirekte bëhet thirrje për linçim të ambasadorëve në këtë vend. Këtu janë ambasadorët e SHBA-ve, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, BE-së si dhe ish-ndërmjetësi në Marrëveshjen e Përzhinos, Piter Van Hojte dhe euro-deputeti Riçard Hovit.

Ambienti i gjuhës së urrejtjes dhe thirrjet për anashkalim të ambasadorëve të vendeve të UE-së dhe NATO-së që u kyçën në gjetjen e zgjidhjes për krizën në vend më se dy vjet tashmë është e pranishme edhe në rrjetet sociale dhe mediat pro-qeveritare, sidomos në portale.

Për ta parë foto-galerinë mund të klikoni këtu.

Exit mobile version