Site icon PORTALB

Amano në Teheran, diskutime për programin bërthamor

Presidenti iranian, Hassan Rouhani me Yukiya Amano në Teheran

Presidenti iranian, Hassan Rouhani me Yukiya Amano në Teheran

Udhëheqësi i grupit vëzhgues të OKB-së për çështje bërthamore ka mbajtur diskutime në Teheran për të dytën herë prejse ka hyrë në fuqi një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit, në fillim të këtij viti, njofton REL.

Vizita e sotme e Yukiya Amano, udhëheqës i Agjencisë së Energjisë Ndërkombëtare Atomike, ka ndodhur disa ditë pasi Kongresi amerikan e ka votuar zgjatjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Teherani beson qe zgjatja e këtyre sanksioneve e shkel marrëveshjen që është negociuar nga SHBA-të, Rusia, Kina dhe fuqi të tjera botërore.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se Teherani do e respektoi marrëveshjen nëse shtetet e tjera nënshkruese e bëjnë të njejtën gjë, ndërsa raportimet e agjencisë vëzhguese duhet të jenë “teknike dhe ta paanshme”.

Exit mobile version