Site icon PORTALB

KSHZ mbaroi punën, tani radha është e Gjykatës Administrative

Komisioni Shtetëror Zgjedhor mbrëmë mbaroi me shqyrtimin e ankesave të LSDM-së dhe Lëvizjes Besa, transmeton Portalb.

Pas katër ditëve, KSHZ pranoi një ankesë të Lëvizjes Besa, dy ankesa u tërhoqën nga LSDM, ndërkaq të tjerat u refuzuan.

Tani partitë kanë afat prej 24 orëve të parashtrojnë ankesa, pastaj Gjykata Administrative në kohë prej 48 orëve duhet ta sjellë vendimin final.

Me këtë, më në fund do të dihet edhe rezultati final i zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit./Portalb

Exit mobile version