Site icon PORTALB

Ajri i ndotur dhe virozat, shtohet numri i fëmijëve të sëmurë

Gripi

Gripi

Ajri i ndotur i shoqeruar edhe me viruset sezonale jane një ndër shkaktaret kryesorë qe këtë periudhë numri fëmijeve të sëmurë është rritur dukshëm.

Ordinancat e përgjithshme mjekësore kohëve të fundit regjistrojnë shumë fëmijë deri në moshën 4 vjeç me virus dhe infekcione ne organet respiratore.

Rreth 60 % e këtyre komplikimeve shëndetësore vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit, i kombinuar edhe me viruset sezonale. Andaj edhe mjekët amë ndezin alarmin dhe rekomandojnë që prindërit të kene kujdes me te madh per femijet si dhe ne raste nevoje te paraqiten në kohë për kontrolle mjekesore.

“Numri i fëmijëve të sëmurë me viroza këtë javë prej moshën 0 deri moshën 4 vjeçare dhe prej moshes 4 deri më 15 vjeçare është rritur në 35 %, ndërsa të pleqtë përkundrazi nuk kemi regjistruar rritje të pacientëve të sëmurë. Fëmijët më tepër po ankohen me simptomet me kollitje të thatë, u rrijedhin hundët dhe kanë dhimbje të shpeshta të veshëve. Në këto raste ne jemi detyruar të japim terapi antibiotike që të mos krijohen probleme më të mëdha tek fëmijët”, shprehet mejkja Sefjane Belçishta.

Fluks i madh i foshnjeve të sëmura shënohet edhe në Klinikën e fëmijëve për sëmundje te mushkerive në Kozle. Autoritet e kësaj klinike bëjnë bejne te ditur se kapacitetet e pranimit janë plotësuar, dhe në këtë periudhë pranojnë vetëm raste urgjente, transmeton RTM2.

“Ka një muaj që është shtuar dukshëm numri i fëmijëve të sëmurë me infekcione respiratore. Më shumë janë prekur foshnjet deri më 6 muaj, ato kanë vështirësi dhe komplikime të shumta me frymarrje. Gjatë kësaj periudhe është shtuar për 150 numri i fëmijëve të hospitalizuar dhe kryejmë mbi 350 kontrolle mjekësore brenda ditës”, shprehet drejtori i klinikës për sëmundje respiratore në Kozle, Oliver Zafirovski.

Mjekët thonë se në këtë periudhë derisa ka ajër të ndotur dhe mjegull, të mos I nxjerrin fëmijët e vegjël jashtë pa nevojë, dhe vazdhimisht tu jepen terapi vitaminoze.

Exit mobile version